Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit pas betimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Nebijaj ka marrë mandatin e lënë nga ish-deputetja e PD, Grida Duma e cila la politikën për të marrë drejtimin e një emisioni në një nga televizionet kombëtare.
Ndërkohë deputeti Petrit Doda ka marrë mandatin e Alfred Rushajt, i cili u largua nga politika një muaj më parë.
Doda edhe pse ishte i 31-ti në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, e mori mandatin pasi kishte siguruar më shumë vota se kolegët e tij.
/Abcnews.al/