E mori rrjedha e përroit, 59-vjeçari këshilloi banorët mos kalonin, pamjet e fundit para se të humbte jetën

schedule15:25 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 15:25 - 12 Dhjetor, 2022

Ligor Bërdufi, 59-vjeç, banues në fshatin Gjinar,  ditën e sotme, 12 dhjetor, u gjet i mbytur nga banorët e zonës në një përrua.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht dhe është mbytur.

Mësohet se viktima ka tentuar të kalojë përroin dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha.

Para se të humbte jetën, 59-vjeçari ka komunikuar me disa banorë dhe i ka këshilluar që mos kalojnë përroin pasi ishte e rrezikshme edhe pse këta të fundit ishin me automjet.

Por mesa duket, minuta më vonë, ai ka tentuar të kalojë vetë përroin dhe nuk ka mundur më të dalë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/