Tragjedia në Britani, 3 nga fëmijët që ranë në liqen kanë humbur jetën

schedule12:36 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 12:36 - 12 Dhjetor, 2022

Tre nga fëmijët që ranë në liqenin e akullt të Solihull mesditën e së dielës  në Britani kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për 3 fëmijë të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç. Një fëmijë 6 vjeç është ende i shtruar në spital dhe po lufton për jetën.

Sipas dëshmitarëve okularë, fëmijët po luanin në akullin e një liqeni të ngrirë, duke rënë më pas në ujë.

Numri pritet të rritet, pasi dy fëmijë janë ende të zhdukur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!