Sfondi i shpërthimit të Messit: Përleshje në dhomën e zhveshjes, Weghorst donte fanellën e tij

schedule12:40 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 12:40 - 12 Dhjetor, 2022

Shpërthimi i Lionel Messit menjëherë pas kualifikimit të Argjentinës ndaj Holandës me penallti bëri xhiron e botës.

Në fund të fundit, 35-vjeçari nuk është mësuar të humbasë durimin. Por çfarë ndodhi për të shpërthyer? Gazetari Esteban Edul, i cili po merrte deklaratat e Leos kur dëgjoi të bërtiste “Çfarë po shikon o budalla? Ngrihu dhe ik nga këtu.

“Pas ndeshjes pati shumë tension në dhomat e zhveshjes. Pati shumë përleshje, nuk ishte vetëm Messi. Si për shembull mes Van Dijk dhe Otamendi. Ishte si pas një derbi në Argjentinë, por në përmasa edhe më të mëdha, sepse po flasim për lojtarë të klasit botëror. Messi u acarua nga gjuajtja e penalltive sepse holandezët po sfidonin argjentinasit. Weghorst po priste Leon në tunel dhe iu afrua duke i kërkuar fanellën. Holandezi nuk e kuptoi se çfarë po thoshte. Ai qëndroi atje duke e parë dhe kjo e bëri Messin edhe më të zemëruar dhe ai tha atë që i tha”, tha gazetari.

Në fakt, asi 35-vjeçar ishte aq larg vetes sa nuk mundi ta bënte intervistën. “Ai ishte shumë i inatosur, që as nuk më shikonte, as nuk më dëgjonte çfarë i thashë. E pyeta diçka për asistimin e tij në 1-0 dhe ai po më thoshte për Van Gaal dhe FIFA. Nuk mund ta intervistoja. Në një moment, para se të dilnim në transmetim, i thashë që të qetësohej sepse kishte disa njerëz nga FIFA përreth dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, shtoi ai.

Vetë Weghorst , shënuesi i dy golave ​​që e dërguan ndeshjen në kohë shtesë, tregoi versionin e tij të historisë.

“Shkova t’i shtrëngoja dorën dhe ai nuk e pranoi. Më tha diçka i irrituar, nuk e kuptova se nuk e di mirë spanjishten. Ai ishte i pasjellshëm, jam shumë i zhgënjyer me sjelljen e tij”, tha sulmuesi holandez. /G.D abcnews.al/