Pas atij eleminimi tronditës, pasditen e djeshme, kundër Marokut, anësori i sulmit portugez Rafael Leao, duket se e ka ruajtur qetësinë me reagimet e tij.
Në një postim në profilin e tij zyrtar, në “Instagram”, Leao tregoi se pavarësisht çdo gjëje e ka shijuar performancën e tij në këtë kompeticion.
“Me grupin që kishim, ambicia ishte të shkonim sa më larg… Të fitonim Kupën e Botës. Ne kemi treguar vlerën tonë si skuadër dhe pavarësisht ndjenjës së trishtimit e kemi shijuar në maksimum këtë kompeticion. Jemi përballur me një kundërshtar që kishte diçka më shumë se ne dhe prandaj vazhduan. Përfundoi këtu, ne do ta kapërcejmë këtë kapitull së bashku dhe me siguri e ardhmja do të jetë argëtuese. Falenderoj portugezët për mbështetjen e tyre në çdo ndeshje!”,- është shprehur talenti portugez.
“Super ylli” i sulmit të Milanit e mbylli jo keq Kupën e Botës, pasi arriti të shënontë 2 gola, ndaj Zvicrës dhe Ganës, në vetëm 83 minuta aktivizim. /i.m /abcnews.al
View this post on Instagram