Bekim Blakaj: Mesa duket do të ketë një shtyrje të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës

schedule13:47 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 13:47 - 9 Dhjetor, 2022

Për Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj, zgjedhjet e pjesshme lokale më 18 dhjetor të shpallura me dekretin e presidentes Osmani, duhet që të shtyhen.

Për të situata e tensionuar në veri të Mitrovicës është pjesë e një reaksioni zinxhiror.

‘Nuk mund ta gjykojmë tani nëse ka qenë i drejtë vendimi i Kurtit për targat, pavarësisht këshillave të ndërkombëtare për shtyrjen e afateve, ky vendim solli braktisjen e institucioneve, Vuçiç ka pritur këtë gjë, lënia e institucioneve, KQZ dhe presidentja duhet të shpallin zgjedhje të reja, në këtë moment është e pamundur, sepse në veriun e Kosovës, shumica e qytetarëve janë serbë, dhe mesa duket do të ketë një shtyrje të këtyre zgjedhjeve’, tha Bekim Blakaj.”

Sipas tij, nuk është hera e parë që Vuçiç kërcënon, mbledh Këshillin e Sigurisë, nuk besoj do të vihet ndonjë incident më i madh, veprime të tjera të rrezikshme, pala kosovare duhet të jetë e kujdesshme, kujtdo që nis ndonjë incident.

KFOR do të jetë i kujdesshëm dhe nuk do të lejojë incidente masive në veri të Kosovës’ tha Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj./Abcnews.al/