“Përrallë” Krishtlindjesh, 1-vjeçari rikthehet në jetë pas arrestit kardiak

schedule12:23 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:23 - 8 Dhjetor, 2022

Për prindërit është një mrekulli Krishtlindjesh, një përrallë me një fund të lumtur, një jetë e kthyer kur dukej e humbur. Për karabinierët që ndihmuan në shpëtimin e tij, është një përvojë emocionuese.

Një djalë 1-vjeçar nga Napoli humbi papritur ndjenjat. Prindërit e tij e futën në makinë për ta dërguar me urgjencë në spital.

Por rrugës trafiku i rënduar i bllokoi në mes të qytetit.

Një patrullë karabinierësh që dëgjuan borinë e çmendur të makinës nxituan menjëherë për të parë çfarë po ndodhte.

Ata panë foshnjën në krahët e nënës së dëshpëruar.  Ata menjëherë ndezën sirenat, dhe të ndjekur nga makina e prindërve së bashku me foshnjën nxituan drejt spitalit.

Pas pak minutash mbërritën në urgjencën e spitalit Villa Betania.

Fëmija iu nënshtrua menjëherë masazhit kardiak. Zemra e tij pushoi së rrahuri pasi pësoi arrest kardiak.

Kur gjithçka u duk e humbur, ndodhi mrekullia.

Me një klithmë përçarëse, foshnja njoftoi se u kthye në jetë.

Sipas mjekëve, nëse do të kishte kaluar “një minutë më shumë fëmija do të kishte vdekur.

Mediet italiane bëjnë me dije se vogëlushi ndodhet ën gjendje të mirë shëndetësore./Abcnews.al/