Familja e legjendës së futbollit brazilian Pele ka thënë se janë lodhur duke marrë ngushëllime.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës është aktualisht në spital, por vajza e tij, Flavia, mohoi raportet se ai po merr kujdes paliativ.
Një tjetër prej vajzave të tij, Kely, shtoi se 82-vjeçari kishte COVID tre javë më parë, gjë që ka sjellë disa probleme në frymëmarrje.
Megjithatë, ajo shtoi se ai ‘nuk po thotë lamtumirë’ dhe se do të ‘kthehet në shtëpi’ kur të shërohet.
Nipi i Peles, Arthur, tha se gjyshi i tij ende pëlqen të shikojë futboll dhe do të jetë dëshmitar i fitores së gjashtë të Kupës së Botës në Brazil këtë vit.
/abcnews.al