Një anije braziliane që mbante më shumë se 4.6 ton kokainë u ndalua nga marina franceze më 30 nëntor, në një operacion të madh ndërkombëtar të koordinuar nga Europol dhe ku përfshiheshin gjithashtu autoritetet e Brazilit, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Duke u nisur për në Evropë, anija 21 metra e gjatë u ndal në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Sierra Leones. Vlera e dërgesës së paligjshme të kokainës besohet, sipas konferencës së Europol, të kalojë 150 milionë euro.
Një hetim është duke u zhvilluar për të gjetur anëtarët e grupit të përfshirë nga përtej Oqeanit Atlantik.
Sipas Europol, aktivitetet e trafikut të drogës mbështeten në një infrastrukturë transporti që lidh vendet e origjinës së Amerikës Latine me zonat e konsumit.
Sot, Europol është shtëpia e mbi 250 oficerëve ndërlidhës nga më shumë se 50 vende dhe organizata dhe kështu punon ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit nga vende të botës për të luftuar rrjetet e rrezikshme kriminale.
/abcnews.al