Cindy Marina është një nga vajzat më të përfolura të shoëbizit shqiptar, veçanërisht pasi bëri publike lidhje me djaline Jozefina Topallit, Genarin. Pavarësisht se ajo nuk dëshiron të flasë shumë lidhur me marrëdhënien e saj, duket se këtë herë ka bërë përjashtim.
E pyetur nga moderatorja, Aulona Musta, sa i përket gjërave që pëlqen tek partneri i saj, ish-Missi tha:
“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.
Më tej, e pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj kur e morën vesh se ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Cindy deklaroi:
“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”./abcnews.al