Presidenti i Serbisë i kalon pas, Vjosa Osmani: Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç që sjell luftë

schedule10:37 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 10:37 - 6 Dhjetor, 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti ndër të parët në samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet sot në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, Osmani është shprehur se Presidenti i Kosovës, Vuçiç është një produkt i një mendësie të vjetër që çoi në vrasjen e 150 mijë civilëve.

Si për ironi të fatit, teksa Osmani akuzonte presidentin e Serbisë, ai mbërriti në samit dhe kaloi shumë ngjitur me Vjosa Osmanin.

Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi se “Kosova po tregon të kundërtën e asaj që po tregon Vuçiç, po shtrin dorën e bashkëpunimit dhe pse ata nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer” dhe beson që dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Vjosa Osmani: Për fat të keq, Vuçiç është produkt i një vazhdimësie e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90-të në Serbi dhe është kjo mendësi që çoi në luftën e shkatërrimin dhe në vrasjen e 150 mijë civilëve, një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj dhe ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë, është e kundërta e asaj që tregon Vuçiç, po shtrijmë dorën e bashkëpunimit  edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer dhe besojmë që dialgou që udhëhiqet nga BE dhe mbështetet nga SHBA është e vetmja mënyrë për të ecur përpara e përqendruar tek njohja e ndërsjelltë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani ka theksuar se BE-ja duhet të kthejë fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vjosa Osmani: Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët për vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.