Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Europës me rajonin.
Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Rama, Michel tha për gazetarët se është i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE.
Michel: Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brena BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Europë.
Në Tiranë sot, (06.12) zhvillon punimet samiti BE-Ballkan Perëndimor,(BP) i pari që zhvillohet në një vend jo anëtar të BE dhe në rajonin e Ballkanit.
Burime zyrtare nga Këshilli Europian (KE) bëjnë me dije që ky samit është “pjesë e zbatimit të axhendës strategjike 2019-2024 të këtij Këshilli”. “Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP), këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”, thekson zyra e shtypit e KE.
Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në Samit. Megjithatë kryetema e këtij takimi do të jetë lufta në Ukrainë, dhe pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor.
-sulmet kibernetike, përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vendeve të BE-së;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
– pasojat e agresionit rus në Ukrainë;
-intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit;
-shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja;
/abcnews.al/