Të paktën 34 viktima nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi

schedule08:32 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 08:32 - 6 Dhjetor, 2022

Të paktën 34 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në provincën Risaralda të Kolumbisë veriperëndimore.

“34 persona humbën jetën dhe 9 mbetën të plagosur. Tre nga të plagosurit u nxorrën të gjallë nga autobusi dhe gjashtë të tjerë nga një makinë që u përmbys në të njëjtin vend, “sipas autoriteteve.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, një pjesë e shpatit të malit u shemb, duke përmbysur disa automjete në një rrugë fshati, duke përfshirë një motoçikletë dhe një autobus me rreth 30 persona.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i Calit (në jugperëndim) për të kaluar vargun malor të Andeve për në Quibdo (në veriperëndim). Videot nga skena e tragjedisë tregojnë përpjekjet e furishme të shpëtimtarëve për të gjetur të mbijetuarit.

Pamjet e shpëtimit të një fëmije, të cilin shpëtimtarët e gjetën në krahët e nënës së tij të vdekur ishin zemërthyese. Që nga fillimi i gushtit, vendi po përballet me reshjet më të këqija në 40 vite, sipas qeverisë, e cila ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe gati 700,000 kanë mbetur të pastrehë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut këtë vit në Kolumbi.

/abcnews.al