Drejtori ikën në post tjetër, 130 punonjës të Portit të Vlorës prej një muaji pa marrë pagën

schedule07:52 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 07:52 - 6 Dhjetor, 2022

130 punonjës në portin e  Vlorës prej 1 muaj pa marrë rrogën. Shkak për këtë është bërë ndryshimi në këtë institucion.

Ish drejtori i Portit është emëruar në një post tjetër, drejtor në DPSHTRR Vlorë, por porti mbetet pa një drejtues. Shkak për këtë është bërë mosdelegimi i firmës për tu bërë ekzekutimin e pagave, firmë e cila lëshohet nga drejtuesi i institucionit i cili në port mungon .

Deri sa të zgjidhet drejtori i ri i këtij institucioni punonjësit janë pa paga . Në port janë duke pritur emërimin e drejtorit të ri për të përfituar me pas edhe pagat.