Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim të përkohshëm të vranësirave kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor –Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në pothuajse gjithë kontinentin Europian, duke sjellë reshje dëbore në gadishullin Skandinav dhe pjesërisht Europën Qëndrore. Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut paraqitet Europa Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa në dominimin e motit të qëndrueshme do të jetë Lindja e kontinentit.
Kosova
Republika e Kosovës pritet të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat parashikohet të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje të pakta. Reshjet në Kosovë do të jenë shiu dhe dëbore në zona të izoluara.
Maqedonia e Veriut
Maqedonia e Veriut mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pjesa e parë e ditës do të ketë orë të shumta me diell. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shtojnë vranësirat.
/abcnews.al/