Një 26-vjeçare nga Kolumbia humbi jetën tragjikisht pasi u godit nga një skaf.
Aksidenti ku mbeti e vdekur Natalia Andrea ka ndodhur në Kolumbi më 27 nëntor.
Sipas Daily Mail, 26-vjeçarja u plagos për vdekje pasi u zhyt në ujë për të kapur shapkat me gisht. Ajo u godit nga helika e skafit dhe mori plagë të rënda në këmbë dhe pjesën e poshtme të shpinës.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët dëgjohen thirrjet e personave të pranishëm për ndihmë.
Vajza fatkeqe u dërgua në një spital ku iu bë transfuzion gjaku, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi t’ia dilte.
Dy drejtuesit e skafit janë arrestuar./Abcnews.al/