Lautaro Martinez po kalon një Botëror të vështirë dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Pas fjalëve të ngrohta që kapiteni i “albiceleste”-s, Lionel Messi tha për shokun e tij të skuadrës, tashmë është rradha e një tjetër argjentinasi, që t’i dalë në mbrojtje “El toros”.
Argjentinasi në fjalë është një tjetër legjendë e “albiceleste”-s dhe është pikërisht sulmuesi, Sergio Aguero, i cili mori në “mbrojtje”, Lautaron, pas kritikave që ranë mbi të, duke thënë se ai do të jetë themelor në këtë Botëror.
“Lautaro do të jetë thelbësor në këtë Botëror. Më kujton përvojën time në Lojërat Olimpike. Unë nuk shënova deri sa gjysmëfinale, dhe shënova dy gola kundër Brazilit. Si sulmues, sa më shumë të mendosh për të shënuar gola, aq më keq është. Kur isha i fiksuar, ishte një fatkeqësi. Në çdo rast, Lautaro po luan mirë, ai duhet të mendojë se nëse nuk shënon, do ta bëjë dikush tjetër”. /i.m /abcnews.al