Jude Bellingham mund të shkojë tek Manchester City. Siç raporton dhe “Football Insider”, në Etihad po flitet për një kalim të mundshëm të talentit 19-vjeçar tek “the citizens”.
Aty ku ka afrime ka dhe largime lojtarësh, pasi “citizens” mund të heqin dorë nga shërbimet e Jack Grealish, të cilin Manchester City e bleu në verën e vitit 2021, për 120 milionë euro nga Aston Villa, para të cilat do të investoheshin në blerjen e talentit anglez nga Borussia Dortmund. /i.m /abcnews.al