Mesfushori i Real Sociedad, Martin Subimendi është një objektiv transferimi i Manchester United. Sipas AS, anglezët janë gati të aktivizojnë klauzolën e 23-vjeçarit spanjoll, e cila shkon në 50 milionë euro.
Eric ten Hag, është personalisht i interesuar për nënshkrimin e Subimendit.
Mesfushori ka bërë 14 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dy asistime. Martin është nën kontratë me klubin aktual deri në verën e vitit 2027. /G.D abcnews.al/