FOTO/ Kjo është 19-vjeçarja që u vra me dy plumba në kokë nga i dashuri shqiptar në Greqi

schedule19:55 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 19:55 - 3 Dhjetor, 2022

Kjo është 19 vjeçarja Krisjana Brakaj që u vra nga partneri i saj 25-vjeçar Qamil Taja në shtëpinë e tyre në Kaminia, Greqi. I riu shqiptar pasi e qëlloi të renë me dy plumba në kokë, rrëfeu vetë krimin në polici. Ai pretendoi se ishte nën ndikimin e drogës dhe se ishte shumë xheloz për të.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.

LEXO EDHE: “Grindeshin shpesh, por s’e menduam se do të përfundonte në vrasje”, flasin fqinjët e të riut shqiptar që vrau të dashurën në Greqi

Siç ka rrëfyer vetë 25 vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka lajmërëruar policinë dhe ka rrëfyer krimin.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!