Protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga Sali Berisha ndezi debate mes analistëve të ftuar në emisionin “Log” në Abc me gazetar, Endri Xhafon.
Analsiti Mentor Nzarko, pohoi se Berisha do që në protestën e 6 dhjetorit të ketë përplasje, në mënyrë që mediet ndërkombëtare të kthejnë sytë nga ai. Ndërkohë Neritan Alibali, tha se ajo që do kreu i Partisë Demokratike është të tregojë vokacionin pro evropian.
Të njëjtin mendim me Alibali ndan edhe analisti Mentor Kikia, i cili tha se Berisha do të tregojë se sa “europadashës” është.
Pjesë nga debati
Alibali: Berisha duhet gjykuar nga verpimet jo nga fjalët. Është në interes të opozitës të tregojë se është pro europiane.
Vangjeli: Opiztës nuk i duhet të dalë në shesh të thojë se unë jam europian, është hesap i vogël ballkanik i doktorit.
Kikia: Hesapi i vogël brenda nesh quhet i madh. Politika këtu po luhet me dy porta. Berisha me Metën po përpiqen të gjuajnë penallti që të bëjnë gol. Rama është te porta. Berishës nuk i intereson të cënojë samiton. Berisha do të tregojë se është europadashës. Ai do të flasë për dashurinë për europnë, por do flasë për qeverinë Rama. Ai shpreson ta dëgjojnë 1 mijë gazetarët e jashtëm që do të vijnë në Tiranë më 6 dhjetor.
Nazarko: Është protestë që vjen nga lart. Nuk duhet injoruar. Është edhe mbledhja e Gjykatës së Apelit. Ky është vendim që ka lidhje me fatin e PD-së. Faktorizim me koston e kujt? Me koston e vetes dyshoj unë. Skenari më real është përplasja me perimetrin e policisë, me policët. Ai do përplasje. Ai do përplasje, vetëm nga përplasja faktorizohet, rrit vizibilitetin në mediet ndërkombëtare. Ai se mbush sheshin sië e mbushi Dua Lipa, por ai do përplasje. Se cili është interesi i tij, mendoj se është faktorizimi i tij. Është qesharake të thuash se unë do bëj një protesët pro euroine. Të provokosh sigurinë e 27 kombeve?
Alibali: Proesta do tregojë vokacionin pro europian./Abcnews.al./