Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Alarm në Britani, katër fëmijë humbin jetën nga një bakter brenda pak ditësh

schedule15:22 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 15:22 - 2 Dhjetor, 2022

4 fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital pas shpërthimit të një bakteri në Angli. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se fëmijët u infektuan me bakterin streptokok të grupit A.

Të premten, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) njoftoi se një fëmijë i katërt, një nxënës i shkollës fillore në Ealing, në perëndim të Londrës, kishte vdekur nga bakteri, ndërsa prindërit e një djali katër vjeçar nga Buckinghamshire thanë se fëmija i tyre vdiq nga i njejti bakter.

Zyrtarët shëndetësorë kanë parë një rritje të vogël të rasteve të bakterit, i cili mund të shkaktojë ethe dhe vdekje megjithëse në raste të rralla.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!