Kukësi do të luajë sot miqësoren e parë në fazën përgatitore që po zhvillon në Ohër. Nënkampionët e Shqipërisë ndeshet në orën 17:30 me Laçin.
Kur ka zgjedhje, futbolli e vuan.
E tregon Kukësi që nuk shkoi në ndonjë vend të rëndësishëm për fazën përgatitore të verës, por zgjodhi Ohrin me pak shpenzime, por edhe me pak mundësi për miqësore të nivelit të lartë.
Skuadra e trajnerit Gjoka do të luajë pikërisht sot përgatitoren e parë, atë me rivalin e Superligës, Laçin në orën 17:30, duel që do të vlejë si një nga provat për ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Debrecenit të Hungarisë.
Që nga e mërkura, kuksianët janë pranë Liqenit të Ohrit, në një klimë vërtet të mirë, ndërsa për disa ditë përgatitjet ishin në Elbasan.
Gjoka është shprehur I kënaqur me punën e bërë, dhe me faktin se skuadra pak a shumë është ajo që mbylli sezonin, veçse me disa përjashtime.
Përveç sulmuesit kryesor, Rezhinaldo, që u largua, i ikur mund të quhet edhe lojtari i kthyer nga huazimi te Kastrioti, Rozher Zhunior.
Braziliani ka vendosur të mos vazhdojë, duke kërkon pagesa të prapambetura.
Problem tjetër është kthimi në kufi i sulmuesit Kamara, të marrë nga Teuta, i cili kishte probleme me dokumentacionin në Shqipëri.
Për fat, përforcimi më i mirë i janarit, Valdet Rama, u bashkua me ekipin, veçse edhe për të ekziston mundësia që të divorcohet.
Ish-ylli 31-vjeçar i kombëtares besohet se ka oferta nga Gjermania, Kazakistani apo Katari.
Trajneri Gjoka pret, ndërkaq, dy përforcime në sulm, siç e ka deklaruar edhe në media.
Një prej tyre mund të jetë Azdren Llullaku, lojtar I organikës së kombëtares, për të cilin thuhet se mund të jepet oferta 100 000 euro në sezon.
Për fat të keq, sulmeusi tjetër I kërkuar nga Kukësi, Haruna Garba, lojtar që aktivizohej në Maltë, por zgjodhi Debrecenin, pikërisht kundërshtarin në kupat e Europës.
Gjithsesi, kukësianët vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet ndaj Debrecenit në datat 11 e 18 korrik, ndërsa në rast suksesi, në turin e dytë do të ndeshet me Torinon, pasi Roma kaloi në fazën e grupeve, për shkak të përjashtimit të Milanit. /ABC News Albania 24/7