Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi vendimin e Dhomës së Ulët Federale Gjermane për ta cilësuar urinë në Ukrainë 90 vjet më parë (Holodomori) si gjenocid, duke gjykuar se u shkaktua qëllimisht.
“Kjo dërgon mesazhin shumë të rëndësishëm për shumë vende të tjera në botë se revanshizmi rus nuk do të ketë sukses në rishkrimin e historisë”, tha Zelensky.
Bundestagu miratoi mbrëmë një rezolutë të dorëzuar bashkërisht nga qeveria dhe opozita zyrtare, duke e cilësuar zinë e bukës si një “krim çnjerëzor”.
Rreth 4 milionë njerëz vdiqën nga uria në Ukrainën e atëhershme Sovjetike gjatë ditëve të Jozef Stalinit.
Një shumicë e madhe e anëtarëve të Bundestagut ishin pro, me kreun e komisionit parlamentar për miqësinë gjermano-ukrainase Robin Ëagner duke folur për një vendim që thekson “të vërtetën barbare të dhunës staliniste, për të mos relativizuar krimet gjermane në Bashkimin Sovjetik, por për të mësuar nga e vërteta historike.”
Zëdhënësi i të drejtave të njeriut të kristiandemokratëve, Michael Brandt iu referua gjithashtu krimeve naziste, duke theksuar se “gjermanët në veçanti kanë një borxh dhe përgjegjësi të veçantë historike ndaj Ukrainës.”
/abcnews.al