Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e Spitalit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë.
Sipas medieve në Kosovë, dyshohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e spitalit.
Viktima është rreth 35 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policia.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.
/abcnews.al/