Pse Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër Elon Musk dhe Twitter

schedule18:00 - 29 Nëntor, 2022

schedule 18:00 - 29 Nëntor, 2022

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se po monitoron platformën e mediave sociale Twitter, e cila tashmë është nën drejtimin e miliarderit Elon Musk.

Shtëpia e Bardhë bën me dije se po monitoron Twiterrin për dezinformata të mundshme.

“Kjo është diçka të cilën ne po e ndjekim për siguri,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet për evoluimin e Twitter në një mjet dezinformues.

Musk, i cili ka rivendosur një numër llogarish të çaktivizuara më parë në Tëitter, tha fundjavën e kaluar se numri i përdoruesve të rinj që u regjistruan “ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”.

Megjithatë, ka pasur një eksod masiv të reklamuesve për shqetësimet rreth verifikimit të të dhënave dhe gjuhës së urrejtjes që Musk ia atribuon grupeve aktiviste që lobojnë kompanitë që reklamohen në Twitter.

“Ne të gjithë po e shikojmë këtë nga afër,” u tha Jean-Pierre gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Kompanitë e mediave sociale kanë përgjegjësinë për të parandaluar përdorimin e platformave të tyre nga përdoruesit që kërkojnë të nxisin dhunën, veçanërisht dhunën që synon komunitete të veçanta.”

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!