Para pak ditësh u raportua se Karim Benzema humbi Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi.
Sipas raportimeve nga “RMC Sport”, Benzema mund të rikthehet me ekipin e Francës. Është mësuar se bomberi francez është duke bërë të pamudnurën që të rikuperohet në kohë dhe vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret nga mjekët e klubit dhe kombëtares së tij.
Një detaj që bën që kjo gjë të realizohet është se Deschamps nuk e ka hequr nga lista e lojtarëve, pra sipas rregullores, Benzema mund të bashkohet sërish me grupin./ h.ll/abcnews.al