Bashkitë dhe ujësjellësat të “zhytur” në borxhe

schedule15:39 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:39 - 28 Nëntor, 2022

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizime dhe bashkitë kanë nivele të larta borxhesh. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave detyrimet e ujësjellësave vlerësohet se kanë arritur në  587 milion lekë nga 574 mln që kanë qenë në dhjetor të vitit 2021.

Kompantiotë më problematike të ujësjellësave rezultojnë se janë ai i Tiranës me gati 278 mln lekë, por kjo shoqëri nuk vlerësohet në krizë pasi edhe të ardhurat i ka të larta. Më pas renditet usjellësi i Krujës me 204 mln lekë, ndjekur nga Hasi me 56 mln , Malësi e Madhe dhe Elbasani. Për të mirmenaxhuar këtë situate ministria e infrastrukturës ka ndërmarë një reformim të sektorit të Ujit.

Synimi është ridimensionimi i 61 ndërmarrjeve UK-së aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 subjekte me kompetenca të përbashkëta të cilat do të jenë shoqëri të reja aksionare, me qëllim menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare.

Në nivele shqetësuese vijojnë  të mbeten edhe borxhet e bashkive. Sipas statistikave të ministrisë së financave në shtator të këtij viti borxhet rezultojnë 6.6 mld lekë i njëjti nivel me dhjetorin e vitit të kaluar. Peshën kryesore të këtyre detyrime e mbajnë vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna e më pas vijnë shërbimet, investimet  pa fonde dhe mirmbajtja. Edhe në rang bashkish nivelin më të lartë  të borxhit e ka Tirana  me 1.4 mld lekë e ndjekur nga Kavaja  me 741 mln lekë, si dhe Vora 413 mln.

Qeveria po i kushton një fokus të posaçëm shlyerjes së detyrimeve të prapambetura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore është duke zbatuar një plan veprimi për shlyerjen e detyrimeve madje edhe i ka kërcënuar se do të miratojë një administrator për ato bashki që nuk marrin masa për të shlyer borxhet.

DETYRIMET E UJSJELLËSAVE

Shtator 2022             587.3    

Dhjetor 2021             574.8 mln

BORXHI I BASHKIVE

Shtator 2022   6.6 mld lekë

Dhjetor  2021    6.6 mld lekë