Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ndau vëzhgimet e tij.
Kampioni i botës 2010 dhe ish-mesfushori i famshëm i kombëtares spanjolle e shpalli Thibaut Courtois portierin më të mirë të turneut. Në mesin e mbrojtësve qendrorë, trajneri veçoi Ibrahim Konate dhe Dayo Upamecano, dhe identifikoi Pedri dhe Jamal Musiala si lojtarët më të talentuar individualisht.
Nga mbrojtësit e Xavit, më së shumti ka pëlqyer një tjetër përfaqësues i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Jordi Alba. Përfunduesi më i mirë i sulmeve në turne, sipas trajnerit, është Richarlison, i cili shënoi dy herë kundër kombëtares serbe në ndeshjen e turit të parë të fazës së grupeve. /G.D abcnews.al/