Ndërron jetë e reja që u përplas nga shqiptari 26-vjeçar në Selanik

schedule13:19 - 27 Nëntor, 2022

schedule 13:19 - 27 Nëntor, 2022

Vajza 21-vjeçare nga Chania e cila mbeti e plagosur rëndë nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar në Selanik në orët e para të së martës nuk ia doli dot.

Sipas informacioneve, ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm të së dieles, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë. Familja i dhuron organet – ‘‘Ajo ishte një fëmijë mrekulli që në lindje dhe kur u largua donte të bënte edhe një mrekulli’’ thotë nëna e saj.

26 – vjeçari, pasi kishte përplasur vajzën në rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , e la të plagosur në rrugë. Pritet të dalë nesër para gjykatës në datë 28 Nëntor./abcnews.al