Një ditë pas debatit maratonë në Parlament për marrëveshjen që i hap rrugë projektit imobiliar dhe infrastrukturor “Durrës Yachts & Marina”, që sipas qeverisë do të sjellë një vlerë të shtuar për turizmin, LOG. solli opinionet e qytetarëve durrsakë në programin ku u diskutua për këtë marrëveshje.
Gazetari i ABC Leonidha Musaj pyeti për llogari të LOG. qytetarë të rastësishëm të moshave dhe gjinive të ndryshme.
Ka nga ata që janë dakord që Durrësi të bëhet si Dubai, por ka edhe shumë syresh që janë kundër. Arsyet e tyre për ta mbështetur apo kundërshtuar projektin janë nga më të ndryshmet.