Suedezja zbulon sekretin e një martese të lumtur, lidhet me gjumin

schedule21:39 - 25 Nëntor, 2022

schedule 21:39 - 25 Nëntor, 2022

Cecilia Blomdahl jeton në Svalbard, në veri të Norvegjisë, dhe në TikTok ajo ka më shumë se dy milionë ndjekës. Ajo është suedeze dhe ka shpjeguar se si mënyra “skandinave” e rregullimit të një shtrati ndryshon nga ajo e Amerikës. Për të filluar, një dyshek i hollë mbi një dyshek normal është i detyrueshëm. Tek ne do të quhej këllëf jastëku dhe ka mbulesën e vet të veçantë.

Megjithatë, “sekreti” më i madh është se ajo dhe burri i saj nuk ndajnë një jorgan.

“E di që është e pazakontë në Amerikë dhe marr gjithmonë shumë komente kur tregoj se si i ndërroj çarçafët. Por ne në Skandinavi duhet të kemi dy jorganë”, shpjegoi ajo, duke filmuar se si ajo dhe i shoqi i shtrinë mbulesat e shtratit për një banjë dielli dhe ajrim të shkurtër.

Të jetosh pranë Polit të Veriut do të thotë që nuk ka shumë kohë për të bërë banjo dielli as mbulesat e shtratit, por kënaqësia vjen kur ajo dhe i shoqi struken nën jorganët e sapo bërë. Sipas TikTok, gjumi në çift mund të jetë problem – hashtag-u #couplessleepingproblems ka pothuajse pesë milionë shikime.

Shikoni se si Cecilia i shmang këto probleme në video.

@sejsejlija Do you do it the same way?? #svalbard #longyearbyen #swedish ♬ In The Forest (Acoustic Indie No Copyright) – Instrumental – Lesfm & Olexy

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!