Një 23-vjeçar, i cili u kap duke transportuar kanabis, është arrestuar nga policia.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Bridge” u arrestua R. M., 23 vjeç, banues në Kamerras, Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 23-vjeçari, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 3 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
/Abcnews.al/