Stoltenberg: Ka ardhur koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO

schedule12:04 - 25 Nëntor, 2022

schedule 12:04 - 25 Nëntor, 2022

Ka ardhur koha që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s, tha në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, kreu i Aleancës theksoi se ka ardhur koha që NATO të mirëpresë suedezët dhe finlandezët si anëtarë me të drejta të plota.

Kujtojmë se Ankaraja ende ka rezervat e saj, megjithëse ka deklaruar se bisedimet përkatëse janë në rrugë të mbarë. Përkundrazi, të enjten Budapesti deklaroi se mbështet anëtarësimin e menjëhershëm të dy shteteve nordike në Aleancë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se për sa i përket Ukrainës, “dyert e NATO-s janë të hapura. Dhe këtë nuk është vetëm me fjalë, ne e kemi treguar edhe me veprime”, tha ai, duke kujtuar se në vitet e fundit Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u pranuan në bllok.

“Me këto vendime kemi treguar se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se Rusia nuk ka të drejtën e vetos për zgjerimin e NATO-s. Ky mesazh vlen edhe për Ukrainën”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Sipas Stoltenberg, kreu i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës është ftuar në një takim në Bukuresht të martën dhe të mërkurën e ardhshme për të diskutuar mbështetjen për vendin.

Gjithashtu, në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Gjeorgjisë, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës, Finlandës dhe Suedisë.

Stoltenberg shtoi se nuk do të kishte paqe të qëndrueshme në Ukrainë nëse Rusia fitonte luftën, duke theksuar se Aleanca nuk do të hiqte dorë nga mbështetja e saj për Kievin.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!