Pasi e nisën me “këmbën e mbarë” rrugëtimin e tyre në “Katar 2022”, dy krerët e grupit A, Hollanda dhe Ekuadori, tashmë duhet të përballen më njëra-tjetrën, për të vulosur një herë e mirë se cila kombëtare do të rrëmbejë vendin e parë.
Tre herë finalistët e Kupës së Botës të udhëhequr nga Luis Van Gaal janë mëse favoritë për të fituar këtë përballje. Kjo do të jetë hera e tretë në histori që këto shtete përballen me njëra-tjetrën, ku më para janë përballur në dy ndeshje miqësore, në 2006 ku Hollanda fitonte minimalisht 1-0 dhe në 2014 ku “trikolorët” arritën ti merrnin barazimin 1-1 një Hollandë, e cila ishte pretendente për Kupën e Botës atë vit.
Me një grup lojtarësh të rinj në moshë dhe plot talente si Cody Gakpo e Xavi Simons në repartin ofensiv dhe De Ligt në krye të mbrojtjes, “tulipanët” e Luis Van Gaal pritet ta kenë tepër të lehtë këtë përballje, e cila në letër duket tepër e thjeshtë për ta.
Në krahun tjetër Ekuadori ka arritur të kualifikohet në 4 nga 6 edicionet e fundit të Kupës së Botës është kthyer shpeshherë në një ekip “problematik” duke surprizuar nga hiëi kundërshtarët e saj.
Përsa i përket formacionit skuadra e Luis Van Gaal pritet të startojë me formacionin e saj pothuajse të përhershëm, 5-3-2, ku porta do të mbrohet sërish nga “hajmalia” e Van Gaal, Andries Noppert. Mbrojtja e përbërë me 5 do të përbëhet nga Dumfries dhe Blind respektivisht në krahët e djathë dhe të majtë të mbrojtjes dhe me De Ligt, Van Dijk dhe Ake si vijë e fundit defensive përpara portierit. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Frenkie De Jong në qendër së bashku dhe Berghuis dhe Cody Gakpo, të cilët me shpejtësinë dhe teknikën e tyre do të ndihmojnë nga krahët 2 sulmuesit Memphis Depay dhe Steven Bergëijn.
Në anën tjetër, “trikolorët” të udhëhequr nga tekniku Gustavo Alforo pritet të paraqiten me të njëjtin formacion si në ndeshjen debutuese të këtij Botërori. Një 4-4-2 klasik me Galindez në portë, Preciado, Torres, Hincapie dhe Estupinan në mbrojtje, respektivisht nga e djathta në të majtë. Mesfusha do të jetë e përbërë nga Plata, Mendes, Caicedo dhe Ibarra, ndërsa sulmi i është besuar sërish Estradës dhe Ener Valencias, me këtë të fundit, i cili shënoi 2 golat vendimtar në ndeshjen inaguruese me Katarin.
Formacionet e mundshme:
Hollandë (Louis Van Gaal/ 5-3-2)
Noopert- Dumfries, De Ligt, Van Dijk, Ake, Blind- Gakpo, De Jong, Berghius- Depay, Bergwijn.
Ekuador (Gustavo Alfaro/ 4-4-2)
Galindez- Presiado, Torres, Hincapie, Estupinan- Plata, Mendes, Caicedo, Ibarra- Valencia, Estrada. /i.m /abcnews.al