Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krime, kur një person i armatosur hapi zjarr në rrugët e qytetit duke vrarë tre persona përpara se të vriste veten. Personi i quajtur Vladimir Zhirov, 66 vjeç, nisi një sulm në një lagje në qytetin jugor rus të Krymsk, vetëm 90 milje (144 km) nga Krimea, sipas Daily Mail.
Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë Zhirov duke qëlluar me armë teksa kalon pranë makinave të parkuara. Zhirov, i maskuar vazhdon të qëllojë teksa ecën në rrugë. Më pas ai qëllon nga afër dikë të shtrirë në tokë.
Zhirov thuhet se filloi sulmin e tij pas një sherri me ish-gruan e tij. Sulmuesi thuhet se kishte humbur një betejë gjyqësore për banesën dhe kujdestarinë e djalit të tij. Fillimisht ka qëlluar në këmbë rojen e sigurisë dhe më pas e ka vrarë me një plumb nga afër në kokë.
Ish-gruaja e Zhirov arriti të arratisej. Një tjetër video që qarkullon në internet duket se tregon Zhirov duke vazhduar të qëllojë në zonën tregtare përpara se të hyjë në një makinë gri.
Pasi kishte shkuar në drejtim të shtëpisë së ish-gruas së tij, Zhirov më pas vrau veten, ndërsa ish-gruaja shpëtoi.
Krymsk është një qytet i vogël në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë pranë Gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Qyteti është 1200 kilometra në jug të Moskës.
/abcnews.al