Një Lamborghini Huracán që kushton 200 mijë euro është shkrumbuar pasi u përplas në një autostradë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa, ku shoferi po ecte me 300 km/h. Pasagjeri po filmonte ku shoferi po ecte me shpejtësi deri në momentin kur përplaset në anësore.
Shoferi dhe pasagjeri i tij, që e kishin marrë makinën me qira, u nxorën në kohë nga supermakina, e cila mori më pas flakë. Në këtë incident nuk u përfshinë automjete të tjera, por brenda një kohe të shkurtër u krijua një radhë rreth një kilometër deri sa zjarrfikësit shuan zjarrin dhe pastruan rrugën.
/abcnews.al