Një ditë pas sulmeve me raketa ruse në Kiev, më shumë se dy të tretat e kryeqytetit është ende pa energji elektrike. Shumë njerëz gjithashtu po vuajnë nga mungesa e ujit. Temperaturat shënuan nën zero gradë celcius mbrëmë dhe sot në mëngjes, dhe rrugët janë të mbuluara nga akulli.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se elektricistët po përpiqen të rikthejnë energjinë “sa më shpejt të jetë e mundur”, por situata varet kryesisht nga rrjeti i energjisë në mbarë vendin.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i stafit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, tha se energjia elektrike ishte rikthyer në rajonet Kirovohrad dhe Vinnytsia.
Ndërkohë, në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori Vitaly Kim u bëri thirrje ukrainasve që të kursejnë energjinë.
/abcnews.al