“A po proteston opozita kundër BE-së”, kjo ishte tema e emisionit Bardh A Zi në Abc të moderuar nga Ornela Gaçe dhe Erion Kristo.
I ftuar në studio Plarent Ndreca deklaroi se protestat tregojnë paaftësi të opozitës, pasi ajo është votëbesuar për ta bërëv “luftën” në institucione.
“Është tregues i paaftësisë së opozitës kur del në protestë, sepse nuk kanë ditur të shfrytëzojnë institucionet. Pse nuk pyesni Lulzim Basha do të jetë në protestë, Alibeaj do jetë në protestë. Këta nuk arrijnë të bindin të tyret”, u shpreh Ndreca.
/Abcnews.al/