Në Divjakë të gjitha tokat bujqësore janë futur në sistemin e ri vaditës dhe fermerët ndjehen të bekuar për këtë gjë. Janë rreth 13.2 km linjë kryesore që vadit rreth 7 mijë ha tokë.
Për banorët e Divjakës pa ujin për vaditje nuk ka jetë. Puna dhe të ardhurat ekonomike të zonës, sigurohen nga zhvillimi i bujqësisë.
Ky i moshuar i gëzohet një pamjeje të tillë. Kanalet në këto ditë të nxehta janë të mbushur me ujë. Të mbjellat e tyre nuk do të thahen. Tokat bujqësore janë futur në sistemin e ri vaditës.
“Kjo ka dy gjëra edhe bukurinë e vendit dhe jetën e kësaj zone”.
“E ka nisur mirë shumë po mos harrojë degën tonë që janë 7-8 parcela këtu nga 10 hektarë”.
Të paktën zonat, Gradisht dhe Remas e kanë zgjidhur problemin e thatësirës. Vaditja kryhet me rrjedhje të lirë, duke hequr shpenzimet për pompat me korent.
Dega kryesore Murriz-Thanë-Gradishtë është e gjitha nën ujë. Kjo ka bërë që pas 30 vjetësh, kanalet të çlirohen nga mbeturinat. Sot, 13,2 km linjë kryesore vadit rreth 7000 ha tokë. Kanali ka dy funksione, ka pastruar zonën dhe kryen vaditjen e tokave.
”Vazhdojnë punimet në këtë segment dhe me përfundimin e punimeve se janë shtyrë me kërkesë të bashkisë për të mos penguar sezonin vaditjes”.
Gjatë rehabilitimit u dëmtuan urat që nuk përmbushnin kushtet duke u bërë pengesë për kalimin e rrjedhës së ujit.
Ndërtimi i tyre nga e para, u pasua me bllokimin e ujërave të zeza. Të gjitha rrjedhjet u ndërprenë duke sjellë ujë të pastër për vaditje.
Tashmë kanali kryesor furnizon sekondaret duke bërë që për herë të parë në shumë zona uji të shkojë deri në pikat fundore.
/ABC News Albania 24/7