Lojtari që Manchester United ka synuar pas Cristiano Ronaldos vjen nga Holanda dhe është Cody Gakpo i PSV Eindhoven.
Ndeshja e tij kundër Senegalit, e analizuar me numrat krahasues, tregon për një performancë të vërtetë. 100% e driblimeve të shënuara, 3 asistime. Jo vetëm kaq, 6 aksione të suksesshme sulmuese dhe 15 pasime të përfunduara. Plus një gol ndaj Senegalit.
Numrat në sezon
Shifrat e sezonit të Gakpo-s janë të denjë për një yll botëror: 14 ndeshje me 9 gola dhe 12 asistime në Eredivisie. 5 ndeshje me 3 gola dhe 2 asistime në Europa League. 4 ndeshje me 1 asist në kualifikueset e Champions League. 5 ndeshje me 2 gola dhe 1 asist në Ligën e Kombeve. 1 ndeshje, 1 gol dhe 2 asistime në Superkupë. 1 ndeshje me 1 gol në Botëror me numrat e mësipërm. /G.D abcnews.al/