Moti i keq, Ndreu: Situata në Lezhë është nën kontroll, jemi pranë çdo banori

schedule19:32 - 22 Nëntor, 2022

schedule 19:32 - 22 Nëntor, 2022

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në një lidhje me emisionin “Radari Informativ” në abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për situatën në terren pas shirave të dendur.

Ndreu tha se aktualisht në Lezhë më pak  se 10% e territorit ka probleme me ujin, megjithatë banesat nuk janë prekur.

Sipas tij falë investimeve në kanalet kulluese u bë e mundur amortizimi i vërshimit të ujit të ardhur si pasojë e reshjeve të dendura.

Ai tha gjithashtu se institucionet kanë qenë në shtëpi të çdo banori për t’iu gjendur pranë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Shoh që jeni ende në terren, si është situata?

Ndreu: Ka një përmirësim ditën e sotme, edhe pse reshjet kanë rënë. Po e mbajmë situatën nën kontroll, shpresojmë ta kalojmë pa kosto.

Xhokaxhi: Sa përllogaritet hapësira e përmbytur?

Ndreu: Janë 1300 hektarë tokë nën ujë, janë 40 familje që janë të rrethuara nga uji por nuk kanë ujë brenda, janë në komunikim të vazhdueshëm me ne. Problem mbetet lumi i Drinit dhe Gjadrit që janë fryrë. Megjithatë situata në krahasim me dje është përmirësuar, shpresojmë ta kalojmë pa kosto. Ne  ekemi përballuar vete të gjithë situatën nuk kemi pas nevojë për forcat e emergjencës. Disa zona që janë më pak se 10% e territorit që kanë sasi uji, por nuk rrezikohen banesat.

Xhokaxhi: Janë evakuuar njerëz?

Ndreu: Kemi qenë prezentë dhe kemi komunikuar me ta, dikush ka shkuar tek të afërmit, ka shkuar uji deri tek shkallët por jo brenda.

Xhokaxhi: Banorët kishin një ankesë që nuk ju keni çuar asnjë varkë?

Ndreu: Nuk ka ndodhur në asnjë rast që ne mos jemi aty, dje kam qenë 6 herë. Nuk ka ngelur asnjë banor që ka mbetur pa ndihmë. Kemi njësi hotelerie gatoi për të akomoduar. Çfarë kemi aptur në dorë e kemi bërë.

Xhokaxhi: Shkaku i krijimit të këtyre përmbytjeve?

Ndreu: E para ka rënë një sasi e jashtëzakonshme reshjes 212 milimetër shi për sekondë, vuajmë edhe pasojat e të gjithë përrenjve që vijnë nga kodrat dhe malet, nuk kemi lidhje me hidrocentralin, kanalet kulluese janë hapur të gjitha, se po mos ishin hapur ato do kishte hyrë në banesa. Kemi hapur 400 kilometra kanale kulluese në të gjithë territorin e Lezhës, që ka amortizuar shumë situatën e përmbytjeve.

Xhokaxhi: Do të ketë dëmshpërblim për familjet e përmbytura?

Ndreu: Do të ketë verfikim dhe do të ketë dëmshpërblim.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!