Po ne mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta qe kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat.
Kreu i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi gjatë shqyrtimit të këtij ligji se ishte njoftuar edhe Presidenca të merrte pjesë, por është konfirmuar mospjesëmarrja.
Në një përmbledhje të arsyeve të kthimit të Ligjit, Presidenca konstaton se disa nene të tij, nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi; shkaqe këto të cilat mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë, apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese të sigurisë juridike, si dhe nismës dhe veprimtarisë së lirë ekonomike./ABC News Albania 24/7