Gara për kreun e ri të SPAK, Yuri Kim: Procesi i përzgjedhjes të jetë pa manipulime

schedule16:32 - 22 Nëntor, 2022

schedule 16:32 - 22 Nëntor, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje që zgjedhjet për kreun e ri të SPAK të jenë pa manipulime.

Ajo thotë në një postim në Twitter se taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë dhe thekson se SPAK duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë.

Kandidatët për kreun e ri të SPAK janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në dhjetor do zhvillohen intervistat me 3 kandidatët, që pritet të bëhen në të njëjtën ditë me votimin për pasardhësin e Arben Krajës në krye të SPAK. Për datën KLP do të vendosë në ditët në vijim. Mandati 3-vjeçar i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, mbaron në datën 18 dhjetor.

/abcnews.al