Policia gjeti një fermë me kanabisi në një shtëpie në Derby ku pothuajse çdo dhomë ishte konvertuar në kushte për të rritur drogë.
Bimët në faza të ndryshme të rritjes u zbuluan më 21 Maj, ku nga shitja e lëndës narkotike mund të përfitohej shuma prej rreth 113,000 euro. Gjatë bastisjes në shtëpi efektivët arritën të ndalonin kopshtarin shqiptar Benard Krrashi.
Çfarë tha gjyqtari?
27-vjeçari shqiptar u dënua me 22 muaj dhe gjykatësi i çështjes Jonathan Bennett tha: “Kjo shtëpi ishte dhënë për prodhim kanabisi dhe ju ishit kopshtari. Ky ishte një operacion mjaft profesional pasi ka marrë shumë kohë. Nga rritja e bimëve fitohej një kapital i madh financiar. Ju keni qenë të vetëdijshëm dhe ju jeni paguar për këtë punë”.
Çfarë tha prokurorja?
Prokurorja Sarah Allen, tha se oficerët bastisën në shtëpi në orën 08 : 20 të mëngjesit më 21 Maj. Ata zbuluan se Krrashi kishte jetuar dhe fjetur në një dhomë, ndërsa të gjitha dhomat e tjera dhe papafingo ishin konvertuar në zona për rritjen e kanabisit. Ajo tha se shqiptari kishte edhe rolin e vrojtuesit për të parë se kush hynte në pronë dhe se energjia elektrike gjithashtu ishte anashkaluar.
Allen tha se: “69 bimë në fazë të ndryshme rritje u zbuluan në dhomat kryesore dhe 83 bimë në papafingo. I pandehuri u tha oficerëve se ai kishte jetuar atje për rreth një vit dhe se kjo ishte kultura e tretë e tij që rritej gjatë kesaj kohe”.
Allen tha se Krrashi, i pyetur nga oficerët kishte thënë se kishte 7 vite që jetonte në Britani të Madhe dhe sipas tij ai kishte njohuri paraprake për kanabisin nga jetesa në Shqipëri. Ai tha se paguhej mes 5,000- 6,000 euro për çdo rritje që ai prodhonte. Krrashi u akuzua dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Çfarë tha avokatja e shqiptarit?
Emma Coverley, duke lehtësuar akuzat, tha se klienti i saj ka qenë “i sinqertë dhe i hapur” me policinë kur ata e gjetën aty. Ajo tha se do të ankimojë vendimin me burg dhe do të kërkojë rigjykim, pasi klienti i saj dëshiron të fitojë lirinë dhe të ikë në Shqipëri.
Coverley tha: “Atij iu ofruan një ofertë për të ardhur dhe punuar si kopshtar kanabisi në Derby dhe e pa atë si një mundësi për të bërë para. Ai jetonte në një dhomë të shtëpisë në kushte mjaft të vështira”./abcnews.al