Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbulon se në vjeshtë do të hapet një ankand për shitjen e 34 përlind të aksioneve që bashkia zotëron tek skuadra e Tiranës. Sipas Veliajt kjo është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Privatizimi 100 % i klubit të Tiranës është një çështje e cila është diskutuar gjatë por që ende nuk ka një zgjidhje konkrete. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbulon se në vjeshtë do të hapet një ankand për shitjen e 34 % të aksioneve që zotëron bashkia ku natyrisht do të fitojë ai që ofron më shumë. Veliaj jep edhe një opinionin për mënyrën e funksionimit të klubeve të futbollit në Shqipëri.
“Ne kemi marrë një vendim si të gjitha bashkitë që kanë privatizuar ekipet e tyre të futbollit. na rezulton se është më fitimprurëse për të dy, edhe për ekipin e futbollit dhe për ne, që ne ta privatizojmë edhe 34 % e fundit që ka mbetur nga Tirana, duke mbajtur një spirancë në bashki. duke qenë peng i vendimmarrjes nga një privat, kryetari i bashkisë duhet të mbledhë për cdo pagesë, cdo qindarkë këshillin bashkiak duke i lidhur duart atij që investon në ekip, duke ja bërë burokracinë malore atij që është pronari i shumicës dhe duke humbur zhdërvjelltësinë që kanë klubet e tjera që janë 100 % private, që i marrin vendimet në sekondë, që nuk u shpëton asnjë ofertë e mirë në markat, duke filluar që në fillim të vjeshtës, ne do të hapim një ankand, ofertuesi më i mirë, që sjell më shumë lekë për aksionet e futboll klub Tiranës, do jetë ai që do fitojë dhe ato financa të kenë mundësi të lajnë borxhet e klubit e ti japin liri nga zinxhiri i një burokracie shtetërore që është i pamenaxhueshëm”, tha Veliaj.
Aksionari kryesor i skuadrës së Tiranës është Refik Halili i cili mban postin e presidentit të klubit./ABC news Albania 24/7