Marcelo Lippi kujton triumfin në 2006: Para Botërorit, Calciopoli nuk kishte rëndësi!

schedule17:56 - 21 Nëntor, 2022

schedule 17:56 - 21 Nëntor, 2022

Botërori i Gjermanisë në vitin 2006 e gjeti Italinë të “lënduar” nga nga skandali i Calciopolit.

Totti, Del Piero, Buffon, Cannavaro, Pirlo, Nesta, janë vetëm disa nga yjet që ishin nën udhëzimet e Marcelo Lippit atë verë. Të gjithë në një moshë shumë të mirë futbollistike, me përvojë, por edhe të etur, pasi për disa ishte Botërori i fundit.

Marcelo Lippi, “arkitekti” i asaj skuadre, i cili 16 vite më vonë e “ktheu” kohën pas, duke folur për BN Sports, dhe kujton atë që ka përjetuar.

“Ishte një grup futbollistësh të mëdhenj. Ne duhej të luanim me 11, plus këdo që hynte si zëvendësues, por të gjithë donin që ne të kishim sukses.

Nuk kishte konkurrencë mes lojtarëve. Secili e shtyu tjetrin në maksimumin e tij dhe mendoj se kjo na bëri një ekip më të mirë gjatë turneut”, thotë ai.

Rruga e Italisë, megjithatë, siç u përmend më lart, nuk ishte e shtruar me petale trëndafili.

“Përgjigja e qartë për ndeshjen më të vështirë do të ishte finalja. Por unë mendoj se ka pasur dy ndeshje kyçe më parë”, tha Lippi.

Së pari, fitorja e vështirë ndaj Australisë në minutën e fundit me penallti, por mbi të gjitha, gjysmëfinalja ndaj Gjermanisë.

Në finale, shumë mbështetën goditjen e Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi-t, por askush nuk do ta dijë nëse prania e tij deri në fund të ndeshjes, do të kishte ndryshuar rezultatin.

“Momenti kur ju merrni Kupën e Botës në duart tuaja. E kuptoni se çfarë keni arritur për vendin tuaj, por edhe atë që do të mbetet me ju, si imazh dhe si sukses. Mendoj se ky është kujtimi kryesor”.

Përfundimi i kombëtares italiane ishte ideal edhe pse e mbuluan “retë” e zeza të Calciopolit. /G.D abcnews.al/