Seancë e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës

schedule14:50 - 25 Qershor, 2019

schedule 14:50 - 25 Qershor, 2019

Të hënën pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës për Luginën e Preshevës. Deputetët, të cilët ishin para disa ditësh për vizitë në Preshevë, kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të marrin seriozisht kërkesat e qytetarëve shqiptarë të luginës.

Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Anëtarët e Komisionit për Arsim të cilët ditë më parë vizituan Luginën e Preshevës kanë vlerësuar se gjendja e shqiptarëve atje, është më e keqe se para katër vitesh.

Ata diskutuan rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës, ndërsa u vendos që për të hënën të thirret seancë e jashtëzakonshme.

Një delegacion i Kosovës në fillim të këtij muaji vizituan luginën e Preshevës ku janë njoftuar  për së afërmi me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje./ABC News Albania 24/7