Automjeti i një biznesmeni në Ishull Shëngjin është shkrumbuar nga flakët orët e para të ditës së shtunë. Mësohet se ngjaja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit ndërsa automjeti tip “Benz” është në pronësi të 56-vjeçarit Ndue Pjetrushi (Noshi).
Ky i fundit merret me tregtimin e naftës Kosovë-Shqipëri. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo ndonjë sulm të qëllimshëm.
Lezhë
“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.” /abcnews.al/