Harry Styles dhe Olivia Wilde janë ndarë pas dy vitesh. Revista People raporton se këngëtari 28 vjeçar dhe aktorja 38 vjeçare kanë vendosur të ndajnë rrugët për shkak të prioriteteve të ndryshme. Një burim tha: “Ai është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit.
Ajo po fokusohet tek fëmijët e saj dhe puna e saj në Los Angeles. Është një vendim shumë miqësor. Ata janë ende miq shumë të ngushtë.” Dyshja u kryqëzuan për herë të parë në shtator 2020, kur Harry u zgjodh për filmin “Don’t Worry Darling”.
Dy muaj më vonë, Olivia u nda nga i fejuari, Jason Sudeikis pas nëntë vjetësh.Olivia dhe Harry konfirmuan se ishin çift kur arritën dorë për dore në dasmën e agjentit të tij në janar 2021.
/abcnews.al